Xhafaj: Policisë po i bien më qafë. Mjaft më!

Xhafaj: Policisë po i bien më qafë. Mjaft më!

Megjithëse me një mori skandalesh nga më të paprecedentët, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pretendon se ka një dhunë verbale ndaj policisë nga të gjithë kritikët. Ai u shpreh se kjo gjë duhet të ndalet dhe akuzat ndaj policisë të mos vijojnë.

Xhafa i tha këto gjatë fjalës së mbajtur në 105 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit. Ai tha se sulmi politik që synon ta tregoj Policinë si një organizatë të inkriminuar është shenjë e një sjelljeje politike jo të pjekur dhe jo në interes të publikut e të vendit. Gjithashtu ai u shpreh i ashpër edhe ndaj keqbërësve që dhunojnë punonjësit e policisë, duke i pranëvënë kritikët bashkë me kriminelët si armiq të policisë.

“Nga kjo foltore, apeloj fuqishëm për të ndalur dhunën verbale ndaj Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse, në çdo rast, kemi ndëshkuar veprimtarinë jo ligjore mes radhëve të Policisë së Shtetit, po aq jemi të vendosur për të reaguar ligjërisht ndaj kujtdo që ngre dorë apo dhunon punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës së tyre”, – u shpreh Xhafa.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone