Xhafaj e Ristani përplasen për përfshirjen e policëve në trafikun e drogës

Xhafaj e Ristani përplasen për përfshirjen e policëve në trafikun e drogës

Ministria e Brendshme, ka reaguar ndaj akuzave të bëra sot nga Sekretari i Përgjithshëem i PD-së,Arben Ristani lidhur me inkriminimin e Policisë së shtetit.

Menjëherë pas deklaratës së Ristanit, Ministria e Brendëshme ka reaguar duke i cilësuar si dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit.

Por ka qenë sërish Ristani i cili ka kujtuar Xhafës, se të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale.

‘Ministria e Brendshme quan dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, reagimet e PD për situatën e rendit dhe sigurisë ne vend dhe situatën e krimit brenda Policisë së Shtetit.

Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale. Është verb, që qofte edhe me ashpërsi apo forcë, kërkon të zgjojë te njerëzit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ndjenjën e detyrës, respektimit te ligjit dhe dashurisë për këtë vend.

Askush nuk do të dëshironte qe Ministri i Brendshëm i ketij vendi te ishte nën akuzë si pjesë e grupeve kriminale që kontrollojne trafikun e drogës dhe armëve. Askush nuk do donte drejtuesit më të lartë të policisë se shtetit nën arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficerë policie të identifikohen nga shërbimet sekrete si bashkëpuntore në kanabizimin e vendit.

Të gjithë duam nje Shqipëri ndryshe, pa qeveri, parlament, polici, administratë e pushtet lokal të kriminalizuar. Të vertetat duhen thënë edhe kur duket sikur përplasen në vesh të shurdhër’, shkruan në reagimin e tij Ristani.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone