Xhafaj çon me postë kallëzimin për policët: Hetoni kush ka dekonspiruar operacionin

Xhafaj çon me postë kallëzimin për policët: Hetoni kush ka dekonspiruar operacionin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë kallëzim në Prokurori kundër efektivëve të Policisë, lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj 3 ish-zyrtarëve, që nuk u ekzekutuan nga Policia.

Burime nga Prokuroria thanë se kallëzimi i ministrit u nisu me postë dhe ai kërkon hetim për gjithë emrat qe kane pasur dijeni për operacionin për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Policisë: Joeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode.

Xhafaj është ministri i parë i Brendshëm që bën kallëzim kundër policëve.

Kjo lëvizje e ministrit u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone