Votohet me 114 vota pro ligji për Dekriminalizimin. Opozita braktis seancën

Është miratuar sot në Kuvend 114 vota pro aktet nënligjore për ligjin e Dekriminalizimit, duke e bërë atë të zbatueshëm.

Seanca ka nisur sot rreth orës 14:40, për shkak se dje nuk u arrit një marrëveshjeje mes maxhorancës dhe opozitës.

Projektvendimi është hedhur në votim dhe 114 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Opozita pas miratimit të ligjit ka braktisur seancën pasi sipas tyre kusht i domosdoshëm që opozita të vazhdojë punën normale është largimi i deputetit Prenga.

Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se pavarësisht marrëveshjes, asgjë nuk e siguron largimin e deputetit Prenga. Halimi tha se maxhoranca ka penguar realizimin e 3 çështjeve për të cilat u bë marrëveshja e 24 dhjetorit të 2014-ës.

“1 vit e gjysmë më parë me ardhjen e Brukselit, 3 çështje ishin çështje të marrëveshjes së 24 dhjetorit. Çështja më kryesore kishte të bënte me dekriminalizimin. Kishte të bënte me procesin e dekriminalizmit dhe largimin efektiv të deputetëve me rekorde të tmerrshme kriminale nga parlamenti.

Ky proces duhet të përmblidhej bashkë me ligjin edhe me largimin e deputetëve me rekorde kriminale. Ju e dini shumë mirë se si u pengua ligji për dekriminalizimin për 2 vjet. Ajo që ndodhi kishte të bënte edhe me ardhjen këtu në parlament të një deputeti që gjakosi qytetarët shqiptarë në derën e një komisariati të policisë.

Ky është kusht i domosdoshëm që opozita të vazhdojë punën normale, largimin e deputetit Prenga. Nuk ka ende një kusht që realizon largimin e Prengës. Kushti i dytë me ekzekutimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Ajo që ndodhi një ditë më parë kur u injorua vendimi i gjykatës kushtetuese. Precedenti me rastin Kokëdhima shkelje. Thyet vendimin e Gjykatës Kushtetuese që urdhëronte parlamentin që të mos ja fshehë deputetët në shkelje. Kushti i tretë i marrëveshjes së 24 dhjetorit kishte të bënte me funksionimin normal të komisioneve hetimore që ju i keni penguar. Kemi depozituar nisma konkrete për këto 3 çështje në Kuvend”, tha Halimi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *