Vettingu, Alibeaj: Pasagjerët e “003GB” nuk mund të vlerësojnë policinë

Vettingu, Alibeaj: Pasagjerët e “003GB” nuk mund të vlerësojnë policinë

Ligji për vetingun në polici u miratua vetëm më votat e mazhorancës ndërsa Partia Demokratike e ka kundërshtuar në shumë nene të tij duke dhënë dhe amendamente përkatëse. Një ndër kërkesat e opozitës ishte dhe përfshirja e Ministrit të Brendshëm në vetting, por mazhoranca e rrëzoi këtë.

Mazhoranca miratoi e vetme ligjin për vettingun në policinë e shtetit, ndërsa refuzoi amendamentet e opozitës.

Me argumentin se propozimet e tyre e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin, Enkelejd Alibeaj, propozoi që subjekt i vettingut të jetë Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendës/ministrat.

Alibeaj: Është autoritet i policisë së shtetit për këtë arsye duhet të përfshihet në procesin e vettingut, jo si autoritet politik. Vnedoset këtu dhe i hap rrugën pastaj vettingut të çfarëdo lloj politikani të çfarëdo lloj natyre dhe peshe.

Propozimi u rrëzua nga ana e mazhorancës, ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se nuk po kërkohet vetting për politikanët por për policinë.

Manja: Minsitri si autoritet politik ëhstë jashtë sferës së mbulimit të këtij ligji, kur të kemi një ligj për vettingun e politikanëve në Shqipëri do ti kalojmë të gjithë.

Opozita kërkoi po ashtu që organet e vettingut të jenë jo politike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë. Alibeaj tha se ky ligj është farsë dhe nuk sjell asgje të re.

Pavarësisht një numri të madh amendamentesh, mazhoranca refuzoi opozitën duke e miratuar draftin që pritet të kalojë në Kuvend të enjten.

Alibeaj: Do ta bëni si një intrigë brenda shtëpisë suaj për të trazuar ujërat, është luftë klanesh apo do të luftoni për interesin publik.

Në përfundim të mbledhjes, opozita kërkoi sërish reflektimin mazhorancës.

Alibeaj: Pasagjerët e Audit 003GB nuk mund të bëjnë vettingun e policëve, nuk mund ta bëj Saimir Tahiri, Elona Gjebrea, Nezar Seiti dhe Fatmir Xhafaj.

Janë rreth 15 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme që do të kalojnë në sitë në tre komponentë kryesorë; vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. /Oranews