“Venencia” miraton draftin përfundimtar të Reformës në Drejtësi

Komisioni i Venecias ka miratuar draftin përfundimtar të Reformës në Drejtësi. Lajmi bëhet i ditur me anë të një postimi në tëitter nga ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri. Në komentet e bëra rreth kësaj çështje vlerësohet se tashmë është përgjegjësi e Parlamentit shqiptar që të finalizojë këtë reformë.

Vlerësimi më i fundit i Komisionit të Venecias vjen në një moment delikat, pasi ende kampet politike nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, madje opozita ka renditur 11 kushte të tjera, të cilat, sipas saj, do të mundësonin konsensusin për votimin në Kuvend të kësaj reforme. PD-ja gjithashtu kërkon edhe një tryezë politike për arritjen e konsensusit.

Kushtet e renditura nga PD-ja, vlerësohen gjerësisht nga ekspertët, si një përpjekje për ta çuar në pikën e nisjes Reformën në Drejtësi. Vlerësimi përfundimtar i Komisionit të Venecias nënkupton se palët nuk mund t’i drejtohen më këtij Komisioni, pasi tashmë Venecia e ka realizuar misionin e saj për të kontribuar me këshilla në hartimin e një ligji të ri për Reformën në Drejtësi.

Tani mbetet detyrë e partive që të arrijnë konsensusin që mbi bazën e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias të miratojnë reformën në drejtësi në Kuvend.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *