Veliaj flet për Koçon: Nuk mund t’i begenis të gjithë

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet e fundit me deputetin Koço Kokëdhima, i cili kohët e fundit e ka sulmuar hapur kryebashkiakun e Tiranës.

Kreu i Bashkisë hodhi poshtë edhe zërat që flasin për një konflikt të mundshëm mes tij e deputetit Koço Kokëdhima. “Unë nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri. Kjo çështja e begenisjes së njerëzve është e rëndësishme por unë jam në bashki dhe bëj punë. Kur bën punë nuk i kënaq dot të gjithë, e di që prej punës disa njerëz mërziten. Reflektoj vetëm kur marr vendime të padrejta..prandaj them që me Koçon nuk kam ndonjë konflikt”.

Veliaj ka folur edhe për protestën e fundit të shoqërisë civile për parku e lodrave tek liqeni.
Sipas tij, dhuna dhe mbrojtja e pemëve janë dy gjëra që nuk shkojnë bashkë. “Dhuna nuk është zgjidhje, jam një njeri që e kam lëkurën të trashë, ngaqë shahem. Nuk pranoj justifikime që ushtrojnë dhunë mbi policët, kemi një polic të goditur me bisht lopate në stomak”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *