Vasili-Ramës: Sot hesht, lëre drejtësinë të bëjë punën e saj

Vasili-Ramës: Sot hesht, lëre drejtësinë të bëjë punën e saj

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që sot të heshtë dhe të mos flasë më për drejtësinë, por të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se e vetmja drejtësi e kryeministrit Rama, është ajo që të përzihet në trafikun e drogës.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza.

Ky kryeminister me vite te tera llomotiti 24 ore ne dite per drejtesine, e perdorte vend e pa vend fjalen drejtesi edhe kur inauguronte kanale te ujrave te zeza e te bardha se mendonte se do vendosej ne anen e duhur te gjindjes njerezore dhe sot qenka bere shume merak se fjalen drejtesi te tjeret e perdorin vend e pa vend.

Dhe ia arriti kryeministri te vendosej ne anen e droges, te krimit, te hajduterise se votave e te koncesioneve.

Drejtesia qe do ky kryeminister dhe te tijte eshte perndjekje per kundershtaret dhe drejtesi te kapur per vete qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish hesapet dhe trafiqet.

Ta leme drejtesine sot te beje detyren e saj, nuk kemi nevoje qe te perzjeret me trafiqe te japin mend apo ti tregojne rrugen, pasi me mira qe mund te bejne eshte te heshtin.

Edhe sot u kapen ne Itali 1.5 ton droge me vlere 15 milion euro.Te gjithe keta ne kryeministri dhe ne polici,qe çirren se jane ne krye te detyres ç’po bejne, apo thjesht po shtrojne asfaltin e autostradave te droges.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone