Varja e Havzi Nelës, Berisha-Ramës: Kërko ndjesë publikisht

Varja e Havzi Nelës, Berisha-Ramës: Kërko ndjesë publikisht

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sot Kryeministrit Edi Rama të kërkojë ndjesë publikisht, familjes së poetit Havzi Nela, që u var më 10 gusht 1988 nga regjimi diktatorial i Hoxhës për vargjet e tij, pasi dekretin për varjen e tij e ka firmosur edhe Kristaq Rama, babai i kreut të qeverisë.

Berisha shkruan:

“Thirrje për ndjesë publike drejtuar Edvin Kristaq Ramës!

Edvin!

27 vjet më parë, diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia dhe babai yt biologjik Kristaq Rama, do firmosnin varjen publike të poetit Havzi Nela për vargjet e dy strofave të mëposhtme.

I bindur se ju personalisht nuk keni gisht, ju bëj thirrje në këtë 27 vjetor t’i lexoni këto vargje dhe t’i kërkoni ndjesë publike familjes së të ndjerit Havzi Nela për aktin terrorist të babait tuaj të 27 viteve më parë!”- përfundon Berisha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *