Vangjush Dako i Durrësit kërkon përjashtimin e Blushit nga PS

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS­së, mësohet se Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, kërkoi në një farë mënyre përjashtimin e Ben Blushit nga PS-­ja.

Burimet brenda mbledhjes tregojnë se Dako tha: “Blushi me qëndrimet që ka mbajtur këto dy vjet ka shkuar shumë larg.

Por siç kërkon ai zbatimin e statutit për zgjedhjet për kryetar, atëhere duhet që statuti të veprojë edhe ndaj tij në të njëjtën mënyrë”.

Statuti në këtë rast parashikon përjashtim. Nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e Ramës për këtë propozim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *