Ulsi Manja, prokurorit: Për shkak të lajmeve në gazeta duhet arrestuar Tahiri?!

Ulsi Manja, prokurorit: Për shkak të lajmeve në gazeta duhet arrestuar Tahiri?!

Deputeti socialist Ulsi Manja i ka drejtuar disa pyetje grupit të Prokurorisë që kërkon arrestimin dhe heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri në mbledhjen e Këshillit të Rregullores në Kuvend sesi u vendos të kërkohej arrestimi i Tahirit e konkretisht, Besim Hajdarmataj dhe Elisabeta Imerajt.

Manja: Z. Hajdarmataj, a mendoni se lajme portalesh bëjnë bazën e mjaftueshme për të vënë prapa burgut një deputet të Shqipërisë apo cilindo qytetarë të Shqipërisë?

Zonja Imeraj, a mendoni se një dosje e publikuar në median e shkruar dhe portale është baza e mjaftueshme të kërkoni arrestimin e një qytetari qoftë ky Saimir Tahiri apo cilido qytetar i ëktij vendi?

Hajdarmataj: Unë mendoj se këtë fazë e kaluam. Ishte një procedim tjetër që na shërbeu neve dhe aktet që na kanë ardhur në rrugë zyrtare. Për më tej, meqënëse iu drejtove edhe prokurores, sepse ne jemi grup, ia jap fjalës prokurores.

Imeraj: Pa i hyrë detajeve teknike që u prezantuan, Prokuroa ka regjistruar procedimin penal për trafik lëndësh narkotike. Dalja në media dhe bërja publike e disa fakteve dhe detajeve të tjera si dhënia e shpërblimeve si dhe duke qënë se emri i tij i tij ishte i njohur, u bë regjistrimi si person nën hetim. Prokuroria ka pasur nën hetim disa procedimeve përveç faktit të evidentuar tashmë nga autoritetet italiane për grupin kriminal të Habilajve, d?7rgesat me kanabis të kapur etj.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone