Topalli: Ja kush do e rrëzojë Bashën nga ‘froni’

Topalli: Ja kush do e rrëzojë Bashën nga ‘froni’

Jozefina Topalli tashmë është jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Ajo nuk pati mundësinë të ishte pjesë e garës elektorale të 25 qershorit, pasi nuk u fut në listat e kandidatëve për deputetë, të hartuara nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Një zë kritik kundër Bashës, prej vendosjes së tij në krye të PD-së në vitin 2013, Topalli thotë në emisionin “Komiteti” se nuk do ta ndalë me kaq aksionin e saj politik për t’i rikthyer identitetin Partisë Demokratike. Ajo nuk specifikon nëse do të jetë një forcë politike ajo që do të vijë për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PS-së, por sqaron se 230 mijë demokratët që e refuzuan ta votojnë Lulzim Bashën më 25 qershor, do të ngrënë zërin. 230 mijë është numri i votave që PD-ja mori më pak krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës.

“230 mije janë demokratët që e kanë refuzuar zotin Basha. Po ai s’din as me lexu. 230 mijë demokratë janë një ushtri e tere. Mund të ngrenë zërin me peticion etj. Askush nuk po pret. Demokratët po veprojnë. Shiko peticionin…”, thekson Topalli, duke shtuar se edhe pse jashtë parlamentit, ajo nuk do të heshtë. Madje aksioni i saj pritet të fillojë në muajin shtator.

Dhe zërin thotë se nuk do ta ngre vetëm kundër Bashës, por edhe ndaj kryeministrit Rama që tashmë do të udhëheqë vendin i vetëm pasi mori 74 mandate.

“Një Rama i pakontrolluar është i frikshëm”, thotë ajo përballë gazetarit Berat Buzhala.

Sipas demokrates, takimi Rama-Basha që i dha fut protestës në çadrën e ngritur para kryeministrisë, dhe futi opozitën në zgjedhje, ka të fshehta që nuk dihen. “Timonin Ramës ja dha Basha”, përfundon Topalli. /Gazeta express.

Category Politikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *