Tom Doshi në krah të Ndocajt, kundër Ramës

Deputeti Eduart Ndocaj, pjesë e gruüpit Parlamentar të Partisë Socialiste, por që në fakt vepron si i pavarur, ka paraqitur një “aleancë” të papritur.

Ai ka përfshirë në gjirin e lëvizjes së tij edhe Tom Doshin, të përjashtuar në PS dhe tashmë deputet i pavarur.

Pavarësia e “rebelëve” të veriut sa vjen dhe po shtohet, ndoshta duke i shkaktuar jo pak dhimbje koke Ramës, i cili po humbet kështu dy deputetë të rëndësishëm dhe me influencë nga gjiri i partisë së tij.

“Nje kafe miqesore e vellazerore me Tom Doshin. Familjet e mira dhe me histori ne Veri mbeten miqesore e vellazerore e politika kurre nuk i ka kushtezu”, – shkruan Ndocaj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *