The Ekonomist: Ballkani Perëndimor kaotik merr një kthesë të papritur

The Ekonomist: Ballkani Perëndimor kaotik merr një kthesë të papritur

Revista e njohur “The Economist” ia ka dedikuar një prej artikujve kryesore, zhvillimeve të befasishme në Ballkan.

Sipas saj, në mënyrë të habitshme, në tre shtetet: në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri, krizat u zgjidhen menjëherë.

“Ballkani Perëndimor kaotik merr një kthesë të papritur për mirë,” shkruan “The Economist”.

“Gjatë javëve të shkuara, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë vizituar nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për rajonin, Hoyt Brian Yee. Vizita e tij mund të ketë të bëjë diçka me hapjen e papritur të politikanëve vendas për kompromis.

Bashkimi Europian dhe SHBA janë duke u shqetësuar gjithmonë e më shumë nga ndikimi në rritje i Rusisë në rajon. Ata druhen se konflikti në Ballkanin Perëndimor mund të nxjerrë nga kontrolli politikat e tyre dhe mund t’i detyrojë ata të ndërhyjnë sërish, siç kanë bërë në vitet ’90. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, potenciali për kaos mbetet: Ata duhet të mbeten të angazhuar,” e mbyll shkrimin revista.

Pikërisht presioni i SHBA dhe BE ka bërë që në rrjet të shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se marrëveshja mes PS dhe PD do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve.

Category Politikë

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *