Të dielën Asambleja e PS, priten të shpallen ministrat e rinj

Të dielën Asambleja e PS, priten të shpallen ministrat e rinj

Të dielën më 27 gusht, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të saj, organin e dytë më të rëndësishëm vendimmarrëvse pas Kongresit.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të marrë formë edhe qeveria e re e drejtuar nga Kryeministri Rama pas fitores i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit me 74 mandate.

Kabineti i ri qeveritar pritet të jetë shumë më i vogël nga sa është deri tani me 19 ministri dhe një zëvendës kryeministër, ku shumë prej këtyre dikastereve do të shkrihen apo do t’i bashkangjiten ministrive të tjera.
Direkt pas përfundimit të zgjedhjeve, Kryeminsitri Rama mblodhi ekipin e kandiatëve për deputetë në 25 qershor teksa u la detyra të vecanta duke ndarë edhe grupe pune. Kështu grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi do të raportojë në asamble për gjetjet e tyre mbi reformën e administratës shtetërore si dhe strukturën e qeverisë së re.

Një grup tjetër pune i kryesuar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, do të bëjë raportin e tij mbi punën dhe veprimtarinë e grupit parlamentar gjatë legjislaturës që skoi si dhe të punës së cdo deputeti në zonat ku janë zgjedhur si të tillë.

Në asamblenë e përgjithshme do të raportojë edhe Arben Ahmetaj si kreu i grupit për eficencën e shërbimeve të administratrës shtetërore për qytetarët duke identifikuar gjtihë dokumenteve apo licencave që i duhen qytetarëit për të marrë të drejta nga shteti.

Grupi i katërt i punës që duhet të nxjerrë konkluzionet e tij do të jetë grupi i kryesuar nga Milva Ekonomi, në të cilin ministrja e ekonomisë do të duhet të raportojnë mbi problematikat kryesore politike apo sociale të qytetarëve në cdo zonë të dala në pah gjatë turit të dëgjesave të deputetëve socialistë në muajin korrik.
I fundit që do të raportojë do të jetë Fatmir Xhafaj, i cili me grupin e tij të punës do të analizojë për cdo njësi zgjedhore rezultyatin e Partisë Socialiste për të ditur se ku kanë gabuar apo ku kanë bërë mirë socialistët. Ky grup pune do të bëjë dhe një analizë të gjendjes dhe funksionimit të partisë bë cdo zonë administrative.

Më pas fjalën përmbyllëse në asamble do e marrë Kryeminsitri Edi Rama i cili pritet të shpallë strukturën e re përfundimtare të qeverisë së re si dhe emrat e ministrave të rinj të kabinetit të shkurtuar.
Në kabinetin e ri pritet që disa ministra aktualë të konfirmohen, ndërkohë që nuk është fshehur dëshira e Kryeminsitrit për të patur si kryetar të ri të kuvendit të Shqipërisë, sekretarin aktual të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin./Oranews

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *