Taulant Dedja: Ja çfarë thoshte Nano për Edi Ramën në 2003-in

Ish-deputeti socialist për Elbasanin, Taulant Dedja, që tani jeton jashtë vendit, ka sjellë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook një eksperiencë të tijën në kohën kur PS-në e drejtonte Fatos Nano dhe asokohe (në vitin 2003) Rama aspironte kryetarin e partisë.

“… Kur erdhi Rama në atë kohë në Elbasan, konferenca zhvillohej në Teatrin Skampa. Ai hyri në holl dhe nuk iu afrua askush si të ishte një leproz. Isha unë i vetmi që ju afrova dhe e ula të pinim kafe bashkë me mikun tim socialist nga Elbasani, Sotir Nikolla. Për mua ai ishte para së gjithash ish-shoku im i shkollës dhe jo kryetari i bashkisë së Tiranës dhe aspiranti për kryetar i PS-së.

Dhe kujtoj që atë ditë askush nuk e fishkëlleu, askush nuk e kundërshtoi kur foli. Nga podiumi i asaj konference personalisht kam deklaruar që PS ka nevojë për të gjithë … Nanon, Mejdanin, Metën, Majkon, Ramën… Më pas në Kongres, vetë Nano na porositi që ta ndihmonim Edin të mblidhte firmat e domosdoshme për të kandiduar edhe ai për kryetar. Dhe kjo ishte për të ruajtur dhe dinjitetin e tij si kryebashkiaku i kryeqytetit. I kujtova këto fakte vetëm për të nënvizuar filozofinë që dominonte në atë kohë brenda PS-së, falë tolerancës dhe liberalizmit të Nanos, i cili ishte për gjithëpërfshirje…”, – shkruan ai në Facebook.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *