Taulant Balla: Blushi e ka braktisur me kohë Elbasanin. Bën fushatë kundër PS-së

Pas incident të djeshëm në Elbasan, deputeti Taulant Balla ka bërë një reagim në Facebook për kolegun Ben Blushi, ku ndër të tjera thotë se Blushi njësoj si Basha sheh një Shqipëri tjetër në ndryshme nga realiteti.

Statusi i Plotë i Taulant Ballës

Ju kerkoj ndjese qe e theva programin e percaktuar te ketij takimi, duke i dhene fjalen nje kolegu. Por ju kerkoj edhe ndjese qe ky koleg e perdori mundesine e fjales se dhene per t’ju fyer.

Prandaj dy fjale po t’i them shokut Ben Blushi.

Kur degjova sot qe Ti u the gazetareve se nuk te kishim ftuar, thashe shyqyr qe po vjen qe t’ia them nja dy llafe ne sy te gjithe partise se Elbasanit.

Natyrisht qe nuk te kishim ftuar.

Nuk te ftuam sepse shtabi i rajonit Elbasan – Korce qe eshte ngritur ne baze te vendimeve te Asamblese Kombetare dhe ka gjashte muaj qe funksionon ne krye te procesit te riorganizimit, anetaresimeve te reja dhe zgjedhjeve, nuk e ka pasur nderin ta kete shokun Blushi te pranishem asnje here te vetme.

Te kemi ftuar dhe riftuar disa here ne fillim dhe pastaj nuk te ftuam me.

Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi braktisi fushaten zgjedhore per Bashkine e Elbasanit dhe doli kunder Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore. Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi ju braktisi te gjitheve ju dhe nuk erdhi nje dite te vetme t’ju takonte e degjonte pasi i dhate mandatin e deputetit ne qershor te 2013-es. Kjo eshte aryeja pse shume njerez ne kete salle jane “te armatosur” me inat te justifikuar ndaj nje deputeti qe ju mori voten dhe i la ne harrese.

Kam menduar se Blushi e kishte e veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi e shpalli Qazim Sejdinin nje kandidat te vdekur dhe populli i Elbasanit e votoi Qazimin me afro 70 perqind te votave, nderkohe qe Blushi u be i gjalle vetem dy jave para kur erdhi per te bere pis zgjedhjet e delegateve te Kongresit dhe as nuk e dinte se Partia Socialiste ka kohe qe eshte bere me seli te re.

Kam menduar se Blushi e kishte te veshtire te rikthehej ne Elbasan pasi ka dy vjet e gjysme qe sa here hap gojen ne parlament, na kujton Saliun dhe nuk le rast pa na thene se ne jemi thjesht pjesemarres ne nje funeral te madh, nderkohe qe shoku Blushi vazhdon hedh valle me muziken e Saliut.

Por ja qe Blushi na erdhi sot ketu, i paftuar dhe i vendosur te na provokoje deri ne fund me leksionin e tij te radhes per rregullat, disiplinen, demokracine dhe lirine ne kete parti. Por te gjithe e dime qe shoku Ben eshte shkelesi me i madh i rregullave, thyesi me sistematik i disiplines, mbrojtesi me sezonal i demokracise dhe abuzuesi me i madh i lirise.

Megjithate ky ishte rasti i radhes qe Ben Blushi dhe gjithe ata qe ankohen per PS, ta marrin vesh se me te hapur e me te duruar se ne nuk ka. Edhe pse sot duhet ta themi, kjo ishte nje thyerje e rregullit dhe e disiplines qe shoku Ben na imponon ne emer te lirise se tij per te na fyer te gjjtheve!

Ska problem, ne do vazhdojme punen ne rrugen e rilindjes dhe do fitojme edhe me thelle ne zgjedhjet e ardhshme.

Si ka mundesi qe qofte John Kerry, qofte Federika Mogherini shohin nje Shqiperi te ndryshme nga Shqiperia qe mundohet te tregoje SHQUP-i, Basha dhe Blushi.

“Mesazhi i BE është i njejte me te USA.

Ju jeni duke bere gjene e duhur per vendin dhe ndryshimi eshte i dukshem.

Keni ndertuar nje rruge te shkelqyer per ne Europe. Prandaj ju mbeshtesim.

Ndërsa roli i Shqiperise ne rajon ne kete moment eshte i shkelqyer”, tha dje Mogerini.

Si ka mundesi qe ti shoku Blushi bashke me Lulzim Bashen shikoni nje Shqiperi te ndryshme.

Ne socialistet e duam shume Shqiperine.

E duam edhe Partine Socialiste.

Te vetmen force udheheqese ne Shqiperi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *