<!--:al--> Takimi i nivelit të lartë, Shqipëri-BE: Rrezikojmë statusin<!--:-->

<!--:al--> Takimi i nivelit të lartë, Shqipëri-BE: Rrezikojmë statusin<!--:-->

Shqipëria rrezikon edhe në qershor mosmarrjen e statusit të vendit kandidat, dhe kjo si shkak i arrogancës së qeverisë Rama-Meta në lidhje me bashkëpunimin politik, administratën publike dhe respektimin e institucioneve të pavarura. I ndodhur në Tiranë për dialogun e Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe BE, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, ka kërkuar nga qeveria gjithëpërfshirje.

Fyle theksoi se, gjithëpërfshirja është kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekt tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se, konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunumit dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament, por edhe jashtë tij, sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces.

Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua t’i bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE”, tha Fyle. Ai ka theksuar më tej, se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin e saj në Bashkimin Europian. “Tashmë është në dorë të Shqipërisë që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por, brenda këtyre prioriteteve, kemi folur edhe për reformën në adminstratën publike”, shtoi Fyle. Gjithashtu, Komisioneri Fyle garantoi se, çdo vlerësim nga shtetet anëtare për vendet aspirante në BE do të bëhet sipas meritës.

“Ne gjykojmë, se çdo vend aspirat do të vlerësohet sipas meritës. Megjithatë, mund të them se jam i kënaqur që pavarësisht sfidave të BE-së, zgjerimi mbetet një nga prioritetet e Bashkimit Europian. Anëtarësimi i Kroacisë jep prova të qarta, që një shtet nëse jep rezultatet e duhura, atëherë edhe shtetet anëtare japin vlerësimin e tyre. Besueshmëria e përpjekjeve tuaja do ta bëjnë vlerësimin e shteteve anëtare në qershor të besueshëm”, u shpreh më tej Fyle.

Fule asnjë fjalë për zhbërjen e ligjit nga qeveria Rama-Meta

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, nuk ka komentuar aspak zhbërjen nga qeveria të konsensusit të muajit prill për Ligjin e Nëpunësit Civil. Fule bëri publike 5 arritjet e takimit të djeshëm, i dyti në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë e BE-së, por nuk përmendi revanshin e qeverisë Rama-Meta në lidhje me ligjin kyç të përmbushjes së kritereve për integrimin e vendit. “Kemi pasur një diskutim të mirë të hapur e të sinqertë. Kemi parë se, çfarë hapash ka ndërmarrë Shqipëria që nga takimi i shkuar dhe planet sa i takon përmbushjes së sfidave, si afatshkurtër dhe afatmesëm. Kemi diskutuar udhërrëfyesin e Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritetet kyçe. Kemi folur shumë për rëndësinë e gjithëpërfshirjes. Nuk e kemi fjalën thjesht për opozitë, por dhe për shoqërinë civile. Konsultuam për një mekanizëm që shoqëria të përfshihet në procesin e integrimit. Do të dilet me një deklaratë të përbashkët. Kemi rënë dakord që të takohemi sërish në takimin e tretë, në qershor”, theksoi Fule.

Opozita, mbështetje reformave të integrimit

Dialogu i nivelit të lartë është për ta marrë dhe përcjellë progresin e arritur nga takimi i fundit i muajit tetor, në ecurinë e reformave sipas qeverisë. Në takimin e nivelit të lartë, ne kemi folur për atë çfarë po ndodh sot në Shqipëri, duke shprehur bindjen tonë se, qershori duhet të jetë data kur Shqipëria duhet të marrë statusin kandidat. Opozita e sotme nuk është opozita e djeshme, të gjitha aktet duke filluar nga rezoluta në PE, apo Parlamentin shqiptar, të gjitha veprimet pro proçesit të integrimit janë propozuar dhe po ndiqen nga opozita e sotme. Por në rast se, mazhoranca e sotme mendon se konfliktualiteti dhe zhbërja e atyre që kanë premtuar se do jenë standarde, i kanë firmosur sikurse në rezolutën e Parlamentit shqiptar, e ndihmon proçesin, ky mund të jetë qëndrimi i tyre, por kjo s’do të thotë se është qëndrimi ynë.

Reforma territoriale nuk është prekur as në germë as në frymë, as nuk është përmendur fare, pasi nuk është një nga 5 kushtet e BE për qershorin dhe sepse nuk ka pasur asnjë interes dhe për faktin se, pala europiane e di mjaft mirë se reforma territoriale edhe pse një reformë e rëndësishme është një sebep i qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga mosrealizimi i detyrimeve të 5 prioriteteve.

Marrë nga Rilindja Demokratike

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *