Tahiri niset për në Kuvend, deputetët e PS shkojnë e takojnë Ramën

Tahiri niset për në Kuvend, deputetët e PS shkojnë e takojnë Ramën

Deputeti socialist Saimir Tahiri është nisur drejt Kuvendit, për në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetin, ku do të shqyrtohet sot kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të autorizuar arrestimin ose heqjen e lirisë së tij në kuadrin e hetimeve për trafikun e drogës.

Ndërkohë, deputetët e PS-së, anëtarë të këtij Këshilli, kanë hyrë në takim me Kryeministrin Edi Rama para marrjes së vendimit në orën 11:00.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone