Super skandal/ Administrata shtetërore abuzim me 590 milion euro vetëm 6 muajt e parë të 2017

Super skandal/ Administrata shtetërore abuzim me 590 milion euro vetëm 6 muajt e parë të 2017

Fushata aktuale e iniciuar nga ana e kryeministrit Edi Rama për dëgjimin e problematikës lidhur me nëpunësit e shtetit duket se nuk ka thjesht vlera populiste.

Administrata publike në të gjithë rrjetin kapilar të shtetit, në qendër e në bazë, vazhdon të shfaqë mangësi të theksuara në performancë, por edhe vijon të kryejë shkelje të natyrës financiare, që vlerësohen me një dëm në masën 590 milionë euro.

Kjo shifër gjigante është konstatuar nga raportet e auditimeve, të kryera vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit nga grupet audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas raportit të tremujorit të dytë të veprimtarisë së këtij institucioni, të publikuar këto ditë, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 1.9 miliardë lekë, afërsisht 14.4 milionë euro.

Po kështu, janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 76.4 miliardë lekë të reja, afërsisht 576 milionë euro, nga e cila:

564 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 11.5 milionë euro në fushën e shpenzimeve. Sipas natyrës së abuzimit dhe institucionit publik që i ka kryer, KLSH ka pasqyruar hollësisht raste konkrete të shoqëruara me vlerën e dëmit ndaj arkës së shtetit.

Në Tatime e Dogana rezulton një dëm ekonomik prej afro 1.1 miliardë lekësh të reja. Parregullsi dhe shkelje të natyrës financiare vihen re që nga ministritë, agjencitë, drejtoritë e deri te pushteti vendor

Comments

Ne i duam komentet

2 Comments

  1. July 29, 15:50 #1 kendrevica

    Kesaj i thone qeveri rilindase qe kryeson Edi Rama. Bravo z.kryem… Me siguri fajin e ka Saliu. Pasurohuni ne kurriz te ketij populli…se prap do tu votoje. Edhe pas 4 vitesh…C’mund te behej me 600.000.000 euro qe i vodhen qeveritaret, nga i pari te i fundit? …Te dhj… qeverine. Qeveri m….

  2. July 29, 15:58 #2 kendrevica

    Pra 690 milione euro per 6 muaj. Po per 4 vjete. Gati 5 miliard e 8 qindmije euro te vjedhura. Kesaj i thone rilindje dhe ketij i thone k/m… qe i meriton duartrokitjet gjate “degjesave” popullore.

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *