Statuti, PS kthen në strukturë Sekretarin e Përgjithshëm

Është parashikuar që me statutin e ri, socialistët të rikthejnë në strukturën qendrore të partisë postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Projektstatuti i ri, i cili do të miratohet në kongresin e 19 marsit, në nenin 47 të tij përcakton postin e Sekretarit dhe detyrat e kompetencat e tij.

“Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste zgjidhet nga kongresi zgjedhor i PS dhe është përgjegjës për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë”, thuhet në pikën e parë të nenit 47.

Burime pranë grupit të punës për përgatitjen e projektstatutit thanë për “Parorama” se rikthimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste lidhet me domosdoshmërinë e angazhimit të një individi me shumë njohje dhe mbështetje në këtë parti, veçanërisht gjatë kohës që kryetari i saj është kryeministër dhe merret me punët e qeverisë.

Në këto kushte, kryetari në hije i Partisë Socialiste, i cili do të merret me punët e partisë, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm. Partia Socialiste e kishte këtë funksion deri në vitin 2011, kur u bë statuti i ri dhe PS ishte në opozitë.

Gjatë kohës së opozitës, kryetari i Partisë Socialiste ishte i angazhuar me kohë të plotë vetëm me punët e partisë, ture, fushata, takime etj., dhe nuk kishte nevojë për të pasur edhe një numër dy me detyra dhe kompetenca partiake.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *