Spahiu: O Erjon, o Edvin për ju nis gjykimi popullor, kujdes kur dilni në rrugë

Pas daljes nga komisariati kreu i Aleancës Kuq e Zi me një gjuhë të ashpër tha se tashmë ka nisur gjykimi popullor, për Veliajn dhe Ramën dhe se shumë shpejt do të nisë rebelimi kuq e zi.
Spahiu i bëri thirrje të gjitha forcave opozitare që të bashkohen dhe të nisin atë që ai e quajti pranvera shqiptare e revolucionit mbarëpopullor.

“Kryebashkiaku karagjoz bëri sot gabimin e jetës. Erjon, Edvin sapo bëtë gabimin e jetës tuaj. Vërtetë u munduat të na prangosnit në këto qeli, por ka një këngë ky vend: një herë ma hipe njëherë ta hipa. Rradha jote mbaroi Erjon. Pranvera shqiptare do të vijë shpejt me partitë opozitare të të gjitha ngjyrave do të bashkohen. Po hytë brenda ju nuk do të dilni kurrë. Pas do të keni Kreshnik Spahiun gjithë jetën. Në kurriz do të keni gjithë kuqezinjtë.

Ti Erjon do të behesh njëshi i gjithë bugjerve të Tiranës. Sot çdo qytetar shqiptar taksohet nga gjobat e tua, nga korrupsioni jot, sepse tenton të pushtosh Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Këtë Tiranë edhe kryeqytet nuk e pushtoi as Duçja dhe as Hitleri, por Erjoni dhe Edi.

Akuza është miting i paligjshëm. Ne i bëjmë thirrje çdo opozitari ti bashkohet pranverës shqiptare, rebelimit kuqezi. Institucionet janë publike, bashkitë janë të hapura për qytetarët dhe të mbyllura për kriminelët. Aksioni rradhës do të jetë si ky i sotmi. Do të ketë një kryengritje civile. Erjon dhe ti Edvin kini kujdes kur dilni në rrugë se pas dhe kurriz do na kini të gjithve. Gjykimi popullor do të jetë mbi ju”, tha ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *