Socialistët ulin kokën. I kërkojnë falje Nanos

Partia Socialiste mblodhi ditën e sotme Kongresin e PS­-së, ku në këtë eveniment të rëndësishëm mësohet se është ftuar dhe ish-­kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Por ky i fundit ende nuk është parë gjatë nisjes së punimeve të Kongresit.

Deputeti socialist Gramoz Ruçi në fjalimin e tij në këtë kongres nuk ka nguruar t’i shprehi falenderimet për kontributin që ka dhënë Nano në Partinë Socialiste, si edhe t’i kërkonte ndjesë për çdo gabim që kjo parti ka bër ndaj ti.

“Ky Kongres mblidhet 3 muaj para kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PS, ndaj do ta nisja fjalën me një përshëndetje të posaçme për të gjitha ato dhe ata mijëra gra e burra, që aderuan në forcën tonë politike në 25 vjet, që dhanë gjithçka për mbijetesën tonë, rritjen dhe reformimin e arritjet tona 25 vjeçare…

Faleminderit, atij që dha gjithcka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos.

Ju drejtohem të gjithëve juve që drejtuat këto vite, PS është shtëpia juaj, ju thërret dhe ju kërkon ta falni edhe kur ka gabuar, përvoja juaj është jetike në çdo kohë për të përmbushur shpresat për një Shqipëri më të integruar në BE”. – është shprehur deputeti socialist Gramoz Ruçi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *