Skandali, Shehu: Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes, ekonomiste agrare

Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu,ka denoncuar përmes rrjetit të tij social se në krye të Spitalit të Lushnjes, është emëruar një e diplomuar për “mekanike” dhe ekonomi agrare.

Sipas tij, drejtoresha në fjalë, nuk ka asnjë kualifikim sanitar, ndërsa në disa dekada pune të saj në poste e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor.

“Një emërim i tillë jo vetëm që nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre, por dhe kontraston tërësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit”, thotë Shehu.

Postimi i plotë në Facebook i Tritan Shehut

Një zonjë, që ka mbaruar studimet e mesme për degën “mekanike” dhe ato të larta me korrespondence për “ekonomi agrare” emërohet në prag pensioni në atë detyrë të vështirë.
Personi në fjalë nuk ka asnjë kualifikim sanitar.
Në disa dekada pune të saj në poste e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor.
Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saj, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat më minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq më shumë një spital.

Spitali i Lushnjes është një qendër me traditë të pasur klinike dhe me një staf të aftë e dinjitoz.

Një emërim i tillë jo vetëm që nuk i shërben zhvillimit të asaj qendre, por dhe kontraston tërësisht me kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit.

Me të drejtë kolegët lushnjarë më shprehën indinjatën dhe ofendimin që ndjejnë me emërime të tilla drejtuesish, tërësisht jashtë çdo kriteri profesional.

Në Lushnje dhe kudo në vendin tonë tashmë ka mjekë a personel shëndetësor, të aftë për të drejtuar me kompetencë institucionet e tilla.

Jo të pakët janë dhe ata që kanë studiuar e janë diplomuar për menaxhim shëndetësor.

Respektimi i këtij principi është thelbësor për zhvillimin e sistemit tonë shëndetësor edhe për të ngritur dinjitetin e personelit të tij.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *