Situata në Shkoder, Ademi, Xhaçkës: Të kanë dhënë foto të tjera, ti s’e njeh terrenin

Situata në Shkoder, Ademi, Xhaçkës: Të kanë dhënë foto të tjera, ti s’e njeh terrenin

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e ka konsideruar në përkeqësim situatën e krijuar nga shkarkimet e HEC-eve në zonat e përmbytura të Nënshkodrës.

Kryetarja Ademi i ka kthyer një përgjigje në distancë edhe ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka. Në një intervistë për ERTV shpjegoi se përmbytja nxori në pah problemin e pastrimit të kanaleve kulluese të cilat u bllokuan nga mbetjet e pa pastruara nga bashkia.

Kjo solli dhe përmbytjen e fshatrave duke dëmtuar tokat bujqësore, madje ministja e Mbrojtjes ka treguar me foto kanalet e mbushura me mbetje, gjithmonë sipas saj, shkruan Fax web.

Kryebashkiakja Ademi ka thënë se janë banorët ata që e dinë fort mirë se janë përmbytur jo nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese, por nga shkarkimet e HEC-eve.

‘’Fotot e demonstruara nga Xhacka mund të jenë të Lushnjes, Fierit apo Sarandës dhe i janë servirur ministres së mbrojtjes. Kjo pasi, as Xhaçka dhe asnjë qeveritar nuk ka qënë në territor për tu njohur me situatën, për të takuar banorët në zonat e izoluara. Nuk po flas këtu për takime të rastësishme’’, ka vijuar Ademi, duke shtuar se nevojitet shpallja e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura.