Situata në Ballkanin Perëndimor, Basha në takimin e PPE-ve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Evropiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së të mbledhur në Vienë.

Situata e Ballkanit Perëndimor është fokusi i këtij takimi.

Në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz, janë pjesëmarrës edhe Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE.

Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të përqendrohen edhe tek migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.​

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *