Sirianët, Mogherini në Tiranë, neser seancë e jashtëzakonshme

Federica Mogjerini, përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, pritet të vizitojë Tiranën sot pasdite në një vizitë zyrtare.

Ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama rreth orës 19:00 në selinë e qeverisë. Takimi do të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE-së pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe me ministrin e Jashtëm Bushati.

Ajo do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë të premten në një seancë të jashtëzakonshme. Diskutimet e saj në Tiranë do të përqendrohen kryesisht tek çështjet e integrimit dhe përmbushja e pesë prioriteteve.
Sipas të dhënave, një tjetër pikë diskutimi me Ramën do të jetë edhe çështja e azilkërkuesve ku pritet në strehohen në Shqipëri.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *