Shpërthen kryeredaktori i “RD”-së: Po vodhe 300 mijë lekë je hajdut, po vodhe miliarda je timonier!

Shpërthen kryeredaktori i “RD”-së: Po vodhe 300 mijë lekë je hajdut, po vodhe miliarda je timonier!

Bledi Kasmi, Kryeredaktor i RD, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar vëmendjen mediatike ndaj vjedhjes së ndodhur dje në një bankë dhe heshtjes ndaj 7.7 miliardë lekëve që kryehajduti mori nga xhepat e shqiptarëve dhe ia ka dhënë incerenatorit të djegies të plehrave në Fier.

“Kazan!

Vjedh 300 mijë lekë quhet grabitje, vidh miliardat quhesh timonier!

48 orë lajme për një hajdut që vodhi 300 mijë lekë në një bankë. Asnjë minut lajme për 7.7 miliardë leket që kryehajduti mori nga xhepat e shqiptarëve dhe ja dha paradhënie, pa filluar punën, inceneratorit të djegies se plehrave në Fier! Kazan!”, shkruan Kasmi në rrjetet sociale.