Shkëlzen Berisha: Kush e do Azemin të vrasë frikën përballë Ramës, Xhafës dhe Ruçit

Shkëlzen Berisha: Kush e do Azemin të vrasë frikën përballë Ramës, Xhafës dhe Ruçit

Një ditë më parë Partia Demokratike nderoi kujtimin e Azem Hajdarit duke i paguar nderin që ai pagoi me jetë partisë më të madhe opozitare në vend dhe vetë demokracisë në Shqipëri.

Krerët më të lartë të PD-së dhe deputetët e saj u paraqitën si çdo 12 Shtator para memorialit në vendin ku natën e 12 Shtatorit 1998, Azemi dhe shoqëruesi i tij u ekzekutuan në pabesi.

Në 19 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë për demokracinë shqiptare djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka postuar një reagim i cili bashkë me përkujtimin e punës dhe veprës së Pishtarit të Demokracisë, vjen edhe si një apel për Partinë Demokratike.

“Kush e do Azemin te gjalle duhet të vrasë friën dhe të përballet me kundërshtarët e trashëgimisë së tij. Përndryshe nderimi për të është thjesht një ritual për të “fshehur” dështimin tonë”- shkruan juristi Shkëlzen Berisha i cili duket se nuk pajtohet shumë me linjë politike që po ndjek forca kryesore opozitare sidomos në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Në statusin e tij të plotë, juristi Shkëlzen Berisha shkruan: “27 vjet më parë Azem Hajdari në krye të studenteve rrëzoi diktaturën. Pas 27 vjetësh, qeverinë e drejton pinjolli i vrasësit të poetit Havzi Nela; ministrinë e Jashtme – pinjolli i Sekretarit të Parë; ministrinë e Brendshme – hetuesi i diktaturës, ndërsa parlamentin – arkitekti i masakrës së 2 prillit në Shkodër.

Sot nderim për Azemin nuk janë ceremonitë, por aksioni politik dhe lufta pa kompromis me “kufomat” e pinjollët e diktaturës.

Kush e do Azemin të gjallë duhet të vrasë frikën dhe të përballet me kundërshtarët e trashëgimisë së tij. Përndryshe, nderimi për të është thjesht një ritual për të “fshehur” dështimin tonë”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *