Shenasi Rama: PS është mafia që po ha të gjallë vendin

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama, ka reaguar pas deklaratave të tre bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, Pandeli Majko, Taulant Balla dhe Ditmir Bushati, të cilët thanë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare se, mes Shqipërisë dhe partisë, do të zgjidhnin partinë.

Shenasi Rama ka një shpjegim se pse Taulant Balla zgjedh partinë dhe jo Shqipërinë. Shenasi Rama thotë se Taulant
Balla është një lyth i huaj, i cili do një parti që po ha të gjallë Shqipërinë.

“Mentaliteti i jeniçerëve dhe martallozëve siç shprehet nga Talla Palla: “Midis Shqipërisë dhe partisë, zgjedh partinë.” Prandaj jemi këtu ku jemi, sepse partia është mafia, është Paria, një strukturë që e ha të gjallë Shqipërinë. Të ishe shqiptar, do të doje Shqipërinë, por je Lyth i huaj dhe do partinë”, shkruan Shenasi Rama.
Veprimtari shqiptar thotë se “Paria e Tiranës” është një bandë kriminale, që nuk kanë as ideale, as vlera dhe nuk u bie ndërmend për kombin. Sipas tij, ata mendojnë vetëm për partinë pasi kanë të lidhura ngushtë me të interesat e tyre politike, si vjedhja, korrupsioni galopant, abuzimet me pasuritë publike etj. Ai theksoi se SHBA po përpiqen që të ndërrojnë kursin politik që është zhvilluar 25 vite në Shqipëri.

“Paria e Tiranës janë disa banda antikombëtare, kriminale, mafioze, që nuk gjenden kund tjetër në këtë farë feje dhe ne shqiptarët, por edhe botën, e ka zënë rreziku me ta. Këta kanë qenë disa katundarë universitarë të hurit e të litarit që bënë shkollën e dreqit e dolën më të zotë se vetë dreqi në punët e veta. SHBA kanë peshë në Shqipëri, dhe janë përpjekur vazhdimisht që të ndërrojnë kahjen e politikës së këtushme. Mirëpo, problem kyç është stabiliteti. Sa herë që e ndjejnë veten të rrezikuar, prijatarët e trusteve të ortave e të çetave kriminale e të nëndheshme, e gjejnë mënyrën që ta çojnë vendin në buzë të greminës dhe këtu tërhiqet gjithkush”, ka thënë Rama.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *