Servet Pëllumbi: Sulmi ndaj Blushit i organizuar

Duket se edhe senatorët e PS janë kundër acarimeve brenda partisë dhe se deputeti Ben Blushi duhet dëgjuar.
Sipas Servet Pëllumbit, incidenti i takimit me socialistët e Elbasanit ishte një provokacioni i organizuar.

“Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasanit nuk duhet të ndodhte, më ka lënë një shije jo të mirë, sepse Partia Socialiste njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën ndaj mendimit ndryshe”, tha Pëllumbi.

Për “Panorama” Pëllumbi shtoi se acarimet dhe thirrjet kundër alternativës ndryshe brenda PS-së nuk i bëjnë nder kësaj partie.

“Kështu që në rastin konkret, përderisa Blushi është afishuar si një alternativë tjetër në PS, kam mendimin se ai duhet të dëgjohej me durim dhe t’i jepej përgjigjja në mënyrën më demokratike të mundshme. Ato acarime nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste, sidomos tani në prag të Kongresit.

Mendoj se mbase duhet të ndërhynte kryetari në atë situatë, se mbase mund të kishim të bënim edhe me ndonjë provokacion të organizuar. Gjithsesi, mendoj se drejtuesit e mbledhjes duhet ta qetësonin situatën”, u shpreh Pëllumbi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *