Ruçi nostalgjik, kujton diktaturën: Si e shpëtuan gratë vendin nga lufta në ’91

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, duke vlerësuar rolin e gruas në shoqëri dhe mundësitë që i ka dhënë PS-ja në qeverisje, ka ndarë edhe një kujtim nga koha kur ishte në krye të ministrisë së Brendshme në 1991.

“Në 91 isha ministër i Brendshëm tre muaj, vendi ishte në prag të luftës civile, atëherë erdhi një partner nga Gjermania e më tha, si do e përballosh? Unë fillova t’i flisja për masat policeske, ai pasi më dëgjoi më tha: Zotëri ke vetëm një shpresë! Duhet të dalësh në TV dhe t’i drejtohesh grave!”.

Unë thashë me vete, qenka i marrë, por ai ma ktheu. “Dëgjo më tha, kam tre ditë në këtë vend, si janë gjakrat kaq të ndezur vetëm gruaja mund të të shpëtojë ty si MB dhe këtë vend, sepse gruaja është nënë, motër, ka vëlla, vetëm ajo mund të bëjë që vendi ta kapërcejë situatën. Dhe kështu ndodhi, falë jush vendi nuk kaloi në luftë civile”- tha Ruci.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *