Rrëzohet kërkesa e PD për Rakip Sulin, PS-LSI nuk e çojnë në Kushtetuese

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të Rakip Sulit.

Deputeti socialist akuzohet nga opozita se ka përfituar disa tendera publikë me kompanitë e tij, ndërkohë që ka mandat.

Por kjo kërkesë e pakicës nuk është pranuar nga maxhoranca.
Gjatë votimit vetëm 36 deputetë kanë votuar pro kërkesës së Partisë Demokratike, ndërsa 77 deputetë kanë votuar kundër.

Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për dërgimin e mandatit të deputetit Rakip Suli në Kushtetuese, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kusarizmi dominoi në kuvend.
Ai ftoi shqiptarët në mosbindje civile me të gjitha format dhe theksoi se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ftoj shqiptarët t’i japin përgjigjen më të fuqishme me mosbindje civile këtij parlamenti dhe kësaj shumice të shndërruar në mënyrën më kriminale të plackitjes së pasurisë së shqiptarëve nga ofiqarët e saj, nga Rama me Olsin famoz e duke përfunduar te deputeti Suli që sot e kapi frika dhe kërkoi mëshirë të mos shkojë në gjykatë”- tha ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *