Rrezikon arrestimin, Tahiri nis pyetjet dhe debatin me prokurorët

Rrezikon arrestimin, Tahiri nis pyetjet dhe debatin me prokurorët

Deputeti socialist Saimir Tahiri ka debatuar me grupin e prokurorëve në seancën e Këshillit të Rregullores së Kuvendit ku Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përmes tyre, heqjen e imunitetit të tij si deputet dhe arrestimin.

Ja pyetje-përgjigjet Tahiri –Hajdarmataj dhe Tahiri – Imeraj.

Tahiri: A keni dijeni se në shtator 2015 kam shkuar unë tek Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafikun e drogës, pas disa lajmeve të publikuara?

Prokurori: Ju lutem, këto janë pyetje për politike

Tahiri: Jo, unë jam këtu për të vërtetën dhe jo për politikën. A keni dijeni se kam qënë tek Prokurori i Përgjithshëm për procedimin penal që unë kam kërkuar vetë të hetoni për këtë çështje?

Prokurori: Unë kam dijeni për hetimin.

Tahiri: A keni dijeni për procedimin që unë kam kërkuar hetim për përdorimin e makinës sime nga Habilajt për trafik droge? Se unë kam ardhur dhe kam ëkrkuar hetim tek ju dhe ju keni regjistruar një procesim me nr.52 81?

Prokurori: Ne po flasim këtu për një hetim, një skandal, ku janë përfshirë në aktivitet kriminal disa persona me funksione politike.

Tahiri: A keni dijeni se unë jam paraqitur para prokurorisë? Prokuroria jeni ju dhe keni hetuar për makinën time?

Hajdarmataj: Ne nuk kemi ndonjë procedim me atë numër që thua ti.

Tahiri: Unë nuk jam “ti”, por “ju”, njëherë.

Hajdarmataj: Ne mund të na shpëtojë dhe ndonjë shprehje, ju lutem të na mirëkuptoni, por nuk kemi ndonjë procedim penal me atë numër.

Tahiri citon shkresën.

Imeraj: Nëse atëherë nuk jeni hetuar, ai ka qënë vendimi. Kurse tani është një rast tjetër.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone