Rikthehet fuqishëm “kaubojsi” shqiptar! Jep lajmin live në rrjetin social

Rikthehet fuqishëm “kaubojsi” shqiptar! Jep lajmin live në rrjetin social

I njohur nga të gjithë si “Kaubojsi” i politikës shqiptare, ish deputeti i PS-së Eduart Ndocaj ka deklaruar se do t’i rikthehet politikës, por kësaj here ndryshe.

Përmes një videoje live në rrjetin social Facebook, Ndocaj ka deklaruar se në vitin e ardhshëm do të jetë përballë të majtëve e të djathtëve si kandidat për Bashkinë e Lezhës, qytetit të tij të lindjes.

“Unë do jem kandidat për Bashkinë e Lezhës. Kërkoj të më mbështesni, pasi partia ime është e pastër, unë nuk kam pranuar as kriminelë as hajdutë”, ka deklaruar Ndocaj.