Rikthehet Fatos Nano, 2 orë takim kokë më kokë me Ramën. Ja çfarë thotë

Rikthehet Fatos Nano, 2 orë takim kokë më kokë me Ramën. Ja çfarë thotë

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano është takuar pasditen e sotme për dy orë kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit që pati me Ramën, Fatos Nano ka deklaruar për ‘Balkanweb’ se “nuk keni parë gjë akoma”.

Lidhur me fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit, Nano komentoi edhe timonin e qeverisjes që Rama kërkon ta ketë i vetëm.

“Nuk është çështje timoni, por destinacion”, tha Nano.

Rama dhe Nano u takuan në orën 17:30 në vilën qeveritare në Durrës dhe biseduan për 2 orë. Pas takimit, Fatos Nano u largua së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi.

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. June 11, 19:09 #1 Vesel

    Per Fatos Nanon kam simpati ne shume drejtime. Njerez si ky burre jane te rralle.

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *