Reforma zgjedhore, debate në komision. Bylykbashi: Zgjedhjet në rrezik nëse s’ka dekriminalizim

Edhe gjatë mbledhjes së parë të Komisionit të posaccëm për reformën Zgjedhore ka dominuar kërkesa e PD-së për të realizuar dekriminalizimit e parlamentit.

Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi zgjedhjet do të jenë në rrezik nëse nuk realizohet dekriminalizimit.

Sot u zhvillua mbledhja e parë i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i miratuar rreth një muaj më parë nga Kuvendi.

Komisioni u drejtua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta i cili kërkoi bashkëpunim e konsensus mes palëve, që të punojnë me pergjeshmëri e frymë bashkëpunimi, ndërsa duhet të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-ODIHR, me qëllim arritjen e standardit më të lartë në zgjedhjet e ardhshme.

“Puna e këtij komisioni është shumë e rëndësishme. Duhet të bazohemi tek rekomandimet e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e ardhshme t’i realizojmë me standardet më të larta, me qëllim që të realizojmë edhe objektivat e integrimit siç është çelja e negociatave”,- tha Meta.

Bashkëkryetari Fino deklaroi se komisioni ka të gjithë kohën e nevojshme për të realizuar Kodin
Zgjedhor në frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe ftoi opozitën të bashkëpunojë. “Ne natyrisht do mbajmë në konsideratë gjithë raportin e OSBE-ODIHR, vërejtjet e tyre duke i përshtatur me vërejtjet e kodit. Koha është e mjaftueshme, të shpresojmë të përfundojë kodi para pushimeve. Suksese të ecim përpara të dyja palët”.

Sakaq bashkëkryetari i opozitës, Bylykbashi deklaroi se zgjedhjet janë në rrezik nëse nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit. “Nuk ka mbetur shumë kohë…nuk janë vetëm zgjidhje teknike dhe ligjore por duhet vullnet politik. Ajo që është pazgjidhshmërisht e lidhur me reformën është procesi i dekriminalizimit. Nëse ka një element thelbësor që ka çuar në krimnialzimin e politikës ka qenë pikërisht synimi për të fituar zgjedhjet. Nëse nuk ndodh kjo, zbatimi i ligjit zgjedhjet janë në rrezik. Në zgjedhjet e fundit kemi berë mbrapa dukshëm.. Të bëjmë të pamundurën për të frenuar fenomenet e rënda siç është blerja e votës, problemet me listat e zgjedhësve”.

Partitë politike prej kohësh kanë shprehur propozimet e tyre për ndryshimet që duan në Kodin Zgjedhor, megjithëse ende nuk janë bërë publike detajisht. Propozimet për amendimin e Kodit Zgjedhor do t’i kalojnë komisionit ad hoc dhe do të jetë tagër i PD-së, PS-së, LSI-së dhe PDI-së. Komisioni përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, si dhe nga dy bashkëkryetarë, Bashkim Fino nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *