Reforma në PS, Kokëdhima replika me Gramoz Ruçin

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokdhima duket se nuk i ka kaluar lehtë kritikat në Kongres të Sekretarit të Përgjithshëm Gramoz Ruçi, I cili kritikoi indirekt Kokëdhimën se më shumë se organizim po bën çorganizim në Jug të vendit. Por Kokëdhima, pak minuta para hyrjes në mbledhjen e grupit të PS-së u shpreh se pavarësisht qëndrimeve të Ruçit, puna e tij ka gjetur mbështetje në bazë.

“Reformë që ne kemi zhvilluar në parti është përkrahur gjerësisht edhe nga qytetarët e rajonit”, u shpreh Kokdhima.

Nga ana tjetër ai ka sqaruar edhe pozicionin e tij në lidhje zgjedhjen me votim si anëtar i Asamblesë së PS-së, e cila u komentua si një lëvizje për t’i paraprirë heqjes së mandatit nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk ia kam hequr askujt mundësinë sepse është një e drejtë statutore, e interpretuar edhe nga Komisioni i Garancive, që në qoftë se një funksionar politik do të konfirmojë me votë vendin e tij, kjo është e lejuar. Unë do mbetesha anëtar në të gjitha funksionet edhe nëse ma hiqte kushtetuesja mandatin”, komentoi deputeti socialist.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *