Reforma në Drejtësi, politikanët zhvillojnë negociata në orët e vona

Kanë qenë sërish ndërkombëtarët që zhbllokuan negociatat për Reformën në Drejtësi.

Të paktën kështu u pohua dje nga burime pranë dy partive të mëdha.

Zgjidhja është dhënë mbrëmë, pas bisedimeve mes ambasadorit amerikan Donald Lu, asaj të BE-së, Romana Vlahutin dhe drejtuesve të komisionit për reformën, socialistit Fatmir Xhafaj dhe demokratit Eduard Halimi.

Palët kanë rënë dakord që dialogu politik, i kërkuar prej opozitës të zhvillohet në nivelin e komisionit për reformën, pa ndërhyrjen e ekspertëve.

Ky dialog nis të mërkurën në orën 10:00, në kryesinë e Kuvendit dhe do të zgjasë intensivisht dy ditë. Gjatë kësaj kohe, palët do të përpiqen të arrijnë kompromis për çështjet që ka lënë të hapura Opinioni Final i Komisionit të Venecias.

Pas kësaj faze, palët kanë rënë gjithashtu dakord që për çështjet e mbetura pezull të kërkohet zgjidhje nga propozimet e ekspertëve EURALIUS dhe OPDAT.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *