Reforma në drejtësi, Halimi: Së pari përgjegjësi e politikanëve, pastaj ekspertëve

Komisioni për reformën në drejtësi ka nisur pasditen e sotme mbledhjen e radhës. Në fjalën e tij në nisje të kësaj mbledhjeje, kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj bëri me dije se seanca për draftin final do të mblidhet më 12 mars.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i PD në komisionin për reformën në drejtësi, Eduard Halimi tha se PD ka përshëndetur draftin e Komisionit të Venecias, ndërsa u bëri thirrje palëve që të nisin sa më parë dialogun politik për të arritur në zgjidhje konkrete, duke filluar nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Halimit, kjo reformë është në radhë të parë përgjegjësi e ligjvënësve, të cilët kanë detyrime para popullit dhe më pas duhet të kalojë në dorë të ekspertëve, të cilët sipas tij duhet të hyjnë në lojë në fazën e dytë.

“Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë në një marrëveshje politike mes palëve, me synimin për të mos kapur sistemin e drejtësisë. Duhet të ecim sa më shpejt të miratojmë ndryshimet kushtetuese, të fillojmë me një dialog politike për të diskutuar çështjet politike që na ndajnë. Kjo është mbledhja e katërt dhe nuk ka asnjë rezultat konkret, vetëm kalim shkresash nga ne te ekspert e anasjelltas, jemi bërë një komision korrierësh. Jemi ne deputetët së pari që mbajnë përgjegjësi para qytetarëve. Reforma të jetë e standardeve më të larta.

Ne nuk mund të fshihemi pas ekspertëve, është çështje e përgjegjësisë politike të partive. komisioni i Venecias, në draftin e vet e nënvizon 7 herë se i takon politikes ligjbërësve se çfarë vendimi duhet të merret. Çështjet politike të mbyllen me dialog politik, të gjenden zgjidhjet më të mira e të qëndrueshme në lidhje me sistemin e ri dhe më pas kalojmë tek ekspertët, në fazën e dytë, që të jenë të të gjitha forcave politike, të cilët së bashku me ata ndërkombëtarë do të japin zgjidhje apo alternativa. Janë 10 çështje në të cilat opozita nuk është dakord me mazhorancën lidhur me reformën në drejtësi”, tha Halimi.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *