Reagon Berisha: Rama mashtrues dhe dështak. Ja e vërteta

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në ‘Facebook’ për deklaratat e kryeministrit Rama në emisionin ‘Opinion’ se qeveria ka qenë e suksesshme në reformat e ndërmarra të cilat sipas tij po shndërrojnë rrënjësisht Shqipërinë.

Berisha thotë se Rama ka rritur taksat me 50% dhe ka vjedhur në dogana dhe tatime 320 milionë euro.

Postimi i plotë:

‘Piktori dështak flet si elif matrak, flet dhe nuk di çfarë thotë!

Gafa e re e piktorit dështak është deklarata se është rritur fuqia blerëse, ndërkohë që inflacioni ka rënë në pikiatë si asnjëherë, në 0.2%, por ai kujton se inflacioni është bojë dhe deflacioni është sukses.
Mburret se ka rritur taksat me 50% por ka rritur vetëm me 2% të ardhurat sepse kanë vjedhur 320 milionë euro në dogana dhe në tatime.

Sot me energjinë, borxhi i keq, pra borxhi nga faturat e papaguara është 32% nga vetëm 22% që ka qenë në vitin më të keq të sipërmarrjes.

Mashtrues që nuk di se çfarë flet e thotë se janë punësuar apo janë shtuar në regjistrin e të punësuarve 170 mijë vetë ndërkohë që në fondin e sigurimeve shoqërore janë si vlerë 1 mijë vetë më pak!

Ky nuk flet për 1.4 milionë delet dhe budallenjtë që nuk e kanë votuar, se ata i kanë treguar bërrylin por flet vetëm për ata 400 mijë votues të cilëve piktori dështak beson se mund t’u thotë çdo gjë, t’u flasë me shifra, jo dhjetë vjeçarësh por dhe shekujsh, si dhe për suksese imagjinare.

Ai e humbi fare në avokaturën e simotër Nushit, me të cilën vjedh të sëmurët e Shqipërisë.

Në modelin e vjedhjeve të buxhetit, ky arrin në shifrën rekord në 375 miliardë lekë në 10 vite duke rritur borxhin në 130%’.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *