Reagon Balla: Blushi e provokoi vetë sherrin në Elbasan

Menjëherë pas deklaratës së Blushit, ka reaguar nënkryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i cili deklaroi se çështja e marrë në shqyrtim pas kërkesës nga deputetet Hafizi e Dade.

Balla shtoi mes tjerash se ishte Blushi ai që e acaroi situatën në Elbasan dhe se përpara interesit për një karrige, duhet të vendosë interesin e qytetarëve

“PS kishte një kërkesë të dy kolegeve lidhur me një shqetësim të tyre, por u vlerësua nga ana e kreut të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, që kjo çështje që më shumë se kompetencë e asamblesë së Elbasanit, – tha Balla. – Ajo që mori më shumë vëmendje në mbledhjen e sotme, ishte kërkesa dhe shqetësimi i anëtarëve të grupit që Ben Blushi i ka quajtur kriminel. I kërkuam zotërisë në fjalë se kush janë këta deputetë që sipas Blushit janë me precedentë, por ai nuk shprehur asnjë emër”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *