Reagimi i Ambasadës amerikane ndaj deklaratës së Ramës, Manjani: Ka shumë zhgënjime të pathëna…

Reagimi i Ambasadës amerikane ndaj deklaratës së Ramës, Manjani: Ka shumë zhgënjime të pathëna…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila tha se ndjehej e zhgënjyer nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij në Kosovë për presidentin e unitetit kombëtar.

“Heu, qenka zhgënyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada!

Po për drogat e forta,investimet amerikane, futjen e biznesit Rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna…”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.