Rama – Vuçiç do të përballen në një debat televiziv

Rama – Vuçiç do të përballen në një debat televiziv

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë serb Aleksadër Vuçiç do të shohim edhe një herë ballë për ballë, por këtë herë jo në një konferencë të përbashkët për shtyp, por në një debat televiziv.

Më 27 kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Vjenë për herë të dytë pas atij të Berlinit, nën kujdesin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Përveç Samitit të krerëve të qeverive ballkanike, pritet të organizohet edhe një shoë televiziv në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik, ku bashkë në studio do të jenë Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, ministrja austriake për Familjen dhe Rininë, Sophie Karmasin dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Jugperendimore, Goran Svilanoviç.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *