Rama takon D’Alemën: Po të hapim portat për emigrantët biem në kurth

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se Shqipëria është gati të marrë pjesën e saj sa i takon çështjes së refugjatëve, por “nuk mund të hapim portat dhe të ngecim në kurth”.

Këtë deklaratë kryeministri Rama e bëri gjatë promovimit të librit “Jo vetëm Euro: Demokraci, punë,
barazi” të ish kryeministrit italian Massimo D’Alema, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në kryeministri.

“Megjithëse nuk jemi pjesë e Korridorit, jemi gati të marrim dhe ne pjesën tonë, – në Maqedoni, në Serbi e kështu me radhë , ku ata të mikpriten me standarde të barabarta. Po të shikosh numrin e refugjatëve që kanë hyrë në Europë në krahasim me numrin e popullsisë së Europës është një numër modest. Por mënyra se si ato shfaqen të shkakton panikun. Sot përsëri unë i thash Komisionerit se ne jemi gati të marrim pjesën tonë. Por ne nuk mund të hapim portat të nxitur nga ndjenja e bujarisë dhe të ngecim në një kurth bashkë me ata, që pastaj të vijnë në Shqipëri dhe të kërkojnë trafikantë për të shkuar në Itali. Prandaj ne bashkë me qeverinë italiane, por bashkëpunojmë prej 6 muajsh , jo për të ngritur mure, por për bërë të mundur që nga njëra anë të mos lejojmë hapjen e një linje trafiku dhe nga ana tjetër të bëjmë presionin maksimal që gjithë Bashkimi Europian të sillet si BE”, tha Rama.

Ndërsa ish kryeministri italian D’Alema kujtoi se Italia i qëndroi pranë Shqipërisë në momentet më të vështira, ku mijëra emigrantë shqiptarë iu drejtuan vendit.

Duke u ndalur te libri, D’Alema shpjegoi se libri bën fjalë për një Evropë me autoritet dhe në gjendje për të kryer rolin e vet në skenën ndërkombëtare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *