“Rama sulmon këdo që i rrezikon pushtetit”

“Rama sulmon këdo që i rrezikon pushtetit”

Analisti Dritan Hila, i ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net të moderuar nga Alen Xhelili, ka komentuar sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave.

Hila tha se Rama sulmon këdo që i rrezikon pushtetin, dhe në këtë rast media ëhstë ajo që realisht po i rrezikon pushtetin kryeministrit.

‘Unë mendoj se është strategji e Ramës për të deligjitimuar shtypin. Sepse shtypi demaskon problematikën me hashashin, me kanabisin e shumë probleme të kësaj qeverie.

Në pamundësi për të rregullura gomarin i bie shtypit. Shiko reteroikën që ai përdor kundër nesh,m gazetarët janë gjobaxhinj, nuk paraqesin realitetin, paguhen me paga marramendëse, e gjitha kjo bëhet për ti hedhur kundër popullit.

Kryeministri ka problem me këdo që i rrezikon pushtetin, dhe shtypi i rrezikon pushtetin. Edi Rama e kalëroi mirë shtypin’, deklaroi Hila.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone