“Rama përdori si fasadë artistët, kur një popull frikohet nga qeveria ka tirani”. Reagon ish ministri

“Rama përdori si fasadë artistët, kur një popull frikohet nga qeveria ka tirani”. Reagon ish ministri

Ish-ministri socialist Marko Bello përmes një komenti në rrjetet sociale ka reaguar ndaj prezantimit që Kryeministri Edi Rama i bëri projektit për teatrin e ri Kombëtar, ku në sallë ishin të pranishëm edhe disa nga aktorët dhe artistët.

“Dje u bëmë dëshmitarë të një skene të trishtë kur aktorët e Teatrit Kombëtar, të mësuar një jetë në skenë u përdoren thjeshtë si fasadë nga shefi i qeverisë”, shkruan Bello.

Postimi i Marko Bellos

Kur politika bëhet arrogante

Ka kohë që politikanët tanë flasin pa fund, duke dëgjuar fare pak ose aspak qytetarët, të cilët të dëshperuar u drejtohen emisioneve të mëngjezit për problemet që i shqetësojnë.

Dje u bëmë dëshmitarë të një skene të trishtë kur aktorët e Teatrit Kombëtar, të mësuar një jetë në skenë u përdoren thjeshtë si fasadë nga shefi i qeverisë.

Ndërkohë ligje apo vendime të parlamentit apo institucioneve të ekzekutivit miratohen pa u konsultuar dhe debatuar me grupet e interesit, në mungesë të transparencës dhe në dëm të interesit publik.

“Kur një popull frikohet nga qeveria e tij – atëherë aty ka tirani. Kur qeveria i frikohet popullit të vet – atëherë aty ka liri!”, ka thene dikur Thomas Jefferson