Rama paralajmëron Gjiknurin me shkarkim

Rama paralajmëron Gjiknurin me shkarkim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes. Gjatë takimit një prej banorëve ngriti problemin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe Rama i dha një paralajmërim ministrit Gjiknuri se kjo është një sfidë për të.

“Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbaroj rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit. Ai ka marrë barrën o ta mbaroj o të mbarojë”, deklaroi Rama.

Ndërsa Gjiknuri tha u shpreh Unë e kam marrë përsipër, pres lëvrimin e fondit dhe barra do kalohet së bashku me kryeministrin