Rama “mer hak” ndaj Blushit. I censuron fjalën

Kryeministri i vendit Edi Rama, duket se “mori hak” ndaj deputetit socialist Ben Blushi i cili kishte shkuar i paftuar në një takimi të Partisë Socialiste në Elbasan.

Atij nuk i është lejuar të marrë fjalën gjatë takimt, ku sapo ka mbaruar fjalën Rama, transmetimi me regji u ndërpre për të gjitha televizionet, ndërsa gazetarët nuk u lejuan që të qëndronin brenda pallatit të sportit.

Edhe nga salla pati thirrje kundër Blushit, ndërkohë që deputetët socialistë të pranishëm në takim nuk u takuan me kolegun e tyre.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama kishte një lloj tensioni, ndoshta edhe nga prania në sallë e deputetit “rebel”. Në fjalën e tij Rama i ktheu përgjigje indirekt Blushit teksa tha:

“Unë po nuk u sulmova nuk e njoh veten time në mëngjes. Sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë bindem që do të vazhdoj. Sa herë ka reforma, në mes futen të varfrit. Të varfërit janë mishi për top”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *