Rama krenohet me turizmin, por komentuesit i hakërrehen për Golemin

Rama krenohet me turizmin, por komentuesit i hakërrehen për Golemin

Urimin e mëngjesit për një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur ta bëjë duke promovuar turizmin.

Sot ka zgjedhur si personazh një gazetar anglez, Thomas Harding që së bashku me familjen zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me përshtypjet e këtij reporteri të Daily Telegraph që zgjodhi Shqipërinë për të kaluar pushimet me familjen e tij ”,- shkruan Rama.

Por poshtë videos së përjetimeve të gazetarit të huaj, vërshojnë lumë me komente nga qytetarët shqiptarë, që ashtu si çdo mëngjes nuk ngurojnë të tregojnë problemet reale të plazheve shqiptare. Ata madje e akuzojnë gazetarin se ka marrë para për këtë video.

Komenti 1: Ju shume mire qe vazhdoni reklamoni Shqiperine, po eshte vetem dora e Zotit ajo qe mund te krenohemi se per sherbim jemi ibret jalem.

Komenti 2: Miremengjez z kryeminister…! Dile njehere nga golemi dhe shiko turizmin vende e popuj qe per çdonjeri apo politikan qe ka pake dinjitet të vjen keq ne çfare gjendje ndodhet…? Turpe per ty dhe qeverine e ktije vendi.

Komenti 3: Kjo eshte e vertete por nqs e lexon ket o Edi Rama pash zotin çfare po ndodh Te Gjiri I Lalsit??!!!!!Deri vjet ishte mire, sivjet kishte filluar nje betonim i peshtire pergjate detit dhe lexova :Lura 1, Lura 2 , Lura3 dhe ndoshta vazhdonte…..Po krijohen 7 liqenjt e Lures aty??

foto-2

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *